Enca Haxhi ka treguar me postimin e fundit se nuk e ka aspak problem të publikojë imazhe topless në rrjetet e saj sociale.
Këngëtarja shihet duke pozuar pas një shkëmbi, me anë të të cilit ka mbuluar pjesët e saj intime.
“Pa make up, pa rroba”, shkroi ndër të tjera artistja krahas imazhit provokues, për të cilin tha se mund ta fshijë më vonë.
Haxhia ka treguar herë pas here se nuk është në një lidhje dashurie dhe se askush nuk ka arritur ta bëjë për vete.
Mirëpo, ditën e djeshme, këngëtarja publikoi një foto në llogarinë e saj në Instagram, që ngriti shumë pikëpyetje.
Artistja shihet në krahët e një mashkulli muskuloz, teksa duket shumë e lumtur gjatë përqafimit që i kanë dhuruar njëri-tjetrit.
Komentet në këtë foto ishin të shumta, ku miq e ndjekës e uronin për lidhjen e dashurisë.
Megjithatë, kishte edhe nga ata që aludojnë se kjo mund të jetë një skenë e shkëputur nga xhirimet për ndonjë videoklip të ri që këngëtarja mund të jetë duke përgatitur për fansat e saj.
Disa të tjerë janë shprehur se mashkulli në foto është pikërisht Beart Rexhepi, ish-konkurrenti i “Për’puthen”.
Në fillim të këtij viti, Haxhia udhëtoi drejt Dubait për të kaluar disa ditë pushimi. Gjatë bisedave virtuale që realizoi me ndjekësit në atë kohë, ajo u shpreh se 2021 do të jetë viti i saj, pasi do të sjellë shumë gjëra të reja. Ndër të tjera, ajo zbuloi se ka vendosur të bëjë më shumë udhëtime në vende të tjera luksoze.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al