Enca Haxhia përjetoi një eksperiencë të paharrueshme nga pushimet luksoze në Dubai dhe fotot që ka realizuar në këtë vend duket se nuk kanë fund.
Këngëtarja publikoi ditën e djeshme një imazh në të cilin shfaqej mjaft provokuese.
E veshur me një fustan në ngjyrë jeshile neon, ajo vuri në plan të parë gjoksin bombastik, të cilin ia theksonte dekolteja e hapur.
Artistja i kishte kapur flokët dy gërsheta të gjatë dhe kishte bërë make up, duke theksuar më shumë buzët.
“Kurrë mos e humb ‘fëmijën’ që ke brenda”, shkroi Haxhia krahas postimit.
Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në rrjete sociale, Enca ka zbuluar se qëllimet e saj për këtë vit janë dy: udhëtime çdo muaj dhe më shumë këngë të publikuara.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al