Enca Haxhia di si të tërheqë vëmendje në rrjete sociale, ku mundohet të jetë shumë aktive dhe t’u përgjigjet pyetjeve të ndjekësve për t’i shuar kuriozitetin.
Ditën e sotme, këngëtarja vendosi t’i përshëndesë të gjithë fansat me një foto nga shtrati.
Mirëpo, ajo që vihet re është se artistja e ka mbuluar një anë të gjoksit me shkrim, pasi mbulesa e krevatit e ka “tradhtuar”.
“Mirëmëngjes”, shkroi ajo krahas imazhit, ku shihet pa make up dhe me flokë të lëshuara.
Enca ka treguar se është shumë e hapur dhe se pyetjet provokative i merr me shumë sportivitet.
Pak kohë më parë, dikush e pyeti në “inbox”: “Sa e ke natën?”.
Enca vendosi t’i përgjigjej publikisht, duke theksuar se ajo nuk mund të blihet me para.
Këngëtarja nuk ka bërë publike asnjë lidhje të saj deri më tani, por ka treguar se ndihet shumë e dashuruar me veten.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al