Prej disa kohësh, Enca mungon në tregun muzikor, madje edhe në koncertet që artistët organizojnë. Por duket se artistja po shijon ditë të mira në jetën private. Prej gati 1 viti, ajo ka bërë publike lidhjen me masazhierin afrikan Mickey Neblett dhe që atëherë dyshja është kudo e pandarë.
Paparaci ynë ka mundur t’i fotografojë çiftin në zonën e ish-Bllokut, ku duhet thënë Enca shfaqet tërësisht ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë në rrjetet sociale, apo edhe në daljet e saj publike.
E veshur me një fustan të gjatë deri në fund të këmbëve, dukej se këngëtarja ende ka probleme me peshën. Të dy me syze dielli dhe duke nxituar hapat çifti ka dalë nga parkimi për t’u drejtuar për tek destinacioni i tyre.
Artistja është shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh herë ndanë me ndjekësit momente romantike me mashkullin që i ka rrëmbyer zemrën.
Së fundmi, përmes një postimi në “Instagram”, Enca ka zbuluar se i dashuri i saj është romantik teksa i dhuronte një buqetë me trëndafila të kuq. “U zgjova me këtë. Të dua jetë”, ka shkruar Enca krahas fotos.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al