Duket se ushqimi vegjetarian është kthyer në një trend ditët e sotme, jo vetëm nga njerëzit e thjeshtë, por të shumtë janë edhe vipat të cilët nga menuja e tyre përjashtojnë mishin, vezën dhe produktet me bazë shtazore.
Në Shqipëri janë një sërë vipash që kanë deklaruar se janë kthyer në vegjetarianë, por duket se kësaj liste së fundmi i është shtuar edhe një tjetër. Bëhet fjalë për këngëtaren e shumëpërfolur Enca Haxhia.
Në një foto të postuar në Instastory ajo shkruan :
“Unë zakonisht nuk përdor asnjë term për të përkufizuar veten time por zakonisht është e thjeshtë të përdorësh termin “vegan” për të shpjeguar se çfarë konsumon. Unë nuk konsumoj (asnjëherë nuk e kam bërë) mish, peshk, fruta deti , vezë, qumësht, POR .. unë dashuroj djathin. Pra besoj që jam 9/10 vegan”.- ka përfunduar këngëtarja.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al