20 Shtator, 2017

Ëndërr e bërë realitet, Venera Lumani dhe Lind Islami marrin nënshtetësinë…


 

Të talentuar , plot energji dhe dashuri mes tyre , ata janë me të vërtetë një nga çiftet më simpatikë shqiptarë, e ndoshta nga të paktit që i shohim pothuajse çdoherë bashkë. Jo vetëm dashuria, por edhe profesioni i njëjtë ka bërë që Venera Lumanin dhe Lindi Islamin t’i dëgjojmë duke kënduar live në mbrëmje muzikore në lokalet e kryeqytetit dhe jo vetëm.

Sot ata kanë ndarë një lajm shumë të gëzueshëm., ata më në fund kanë marr nënshtetësinë shqiptare.

 

“Kjo ishte surpriza e ditës së djeshme, një letër ku tregon miratimin e dhënies së shtetësisë shqiptare për mua dhe xhanushin”, ka shkruar Venera poshtë videos së publikuar ku të dy artistët duken mjaft entuziastë. “Një ëndërr e bërë realitet. Krenarë që jemi shqiptarë”, ka përfunduar Venera.

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al