2 Prill, 2022

Ëndrra për çmimin “Oscar”, Arjola Demiri ironizon përmes historisë së Jessica Chastain


Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri, ka qenë një prej banoreve më të përfolura të shtëpisë së “Big Brother VIP”. Kur pjesë e formatit kanë qenë të shumtë banorët dhe njerëzit që e kanë akuzuar Arjolën se ka përdorur historinë e saj për tu viktimizuar. Pasi ka parë komentet aktorja nuk ngurron t’i ironizojë këta kritikë herë-pas-here.

Arjola ka ngritur një paralele interesante së fundmi, duke publikuar në InstaStory një foto të aktores me famë botërore, Jessica Chastain. Aktorja në fjalë ka hasur në shumë vështirësi gjatë jetës, të cilat janë përmendur shkurtimisht në postimin që Arjola ka ndarë me ndjekësit e saj.

“Jessica Chastain, një aktore shumë e talentuar e cila për një kohë të gjatë kishte vuajtur për punë, me vështirësi të mëdha financiare, mezi ia ka dalë të mbijetonte. Por tani, falë talentit dhe punës së madhe, është një ndër aktoret më të kërkuara dhe më të vlerësuara. Në moshën 45-vjeçare ajo arriti të fitojë ‘Oscar’-in e parë që me siguri nuk do të jetë i fundit”, shkruhej në postim.

Krah këtij postimi ajo ka shkruar: “Kjo Jessica! Me siguri është një nga ato historitë e viktimizimit”, duke ironizuar kështu ata që e kanë kritikua.

Jessica Chastain u vlerësua me çmimin “Aktorja më e mirë” në “Oscars 2022”. Ajo e fitoi këtë çmim për rolin e saj shumë të suksesshëm në filmin “The Eyes of Tammy Faye” duke lënë pas aktoret: Olivia Colman, Penelope Cruz, Nicole Kidman dhe Kristen Stewart.

Theksojmë se pak javë më parë në një intervistë Arjola deklaroi se synon që një ditë edhe ajo të fitojë një çmim “Oscar”, duke thënë se askush nuk e beson në atë që thotë por shtoi se beson te manifestimi i gjërave.

Arjola doli nga shtëpia e “Big Brother VIP” në mbrëmjen gjysmëfinale të spektaklit, me një apartament që iu bë dhuratë nga produksioni për të dhe familjen e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al