16 Dhjetor, 2017

Endri dhe Stefi për “Këngën Magjike”: Një shkon me 10 këngë, ne shkojmë me 1 dhe më pas ndarja e pikëve…


Dy vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi kanë kritikuar shpesh publikisht  mbi mënyrën e votimit në “Kënga Magjike” , por këtë vit ata nuk janë treguar më të rezervuar ,përveç një postimi të gjatë të Stefit në Facebook për stonimet në netët e festivalit ku këngët këndoheshin live. Fituesit e “Best Duet” ndërsa kanë qenë të ftuar në emisionin “Siluhete” në TVSH ku kanë folur jo vetëm për pjesëmarrjen e tyre në “Kënga Magjike” , por gjithashtu edhe në festivalin e fundvitit në RTSH. Ata kanë thënë se e vetmja e metë e ‘’Kënga Magjike’’ është mënyra e votimit nga artistët si dhe pjesëmarrja e shumë këngëve nga i njëjti kompozitor, duke çuar në favorizime. “Vitet e fundit nuk shkojmë më për çmim, shkojmë për të dhënë mesazhe.

E vetmja gjë  për të thënë dhe që duhet të thuhet dhe është se në këtë kompeticion nuk vijmë si të barabartë pasi vjen me 10 këngë dhe ne shkojmë me 1 dhe kështu bëhet me pas dhe ndarja e pikëve. Nuk kisha ndërmend të flas por mendoj që kjo gjë duhet korrigjuar,”-është shprehur Stefi Prifti.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al