Ato janë dy nga këngëtaret më të mira shqiptare , të dalluara gjithmonë për vokalin fantastik dhe të vlerësuara për produksionet e tyre muzikore më të suksesshme.
Përtej botës së tyre artistike dhe jetës publike, ato janë edhe dy nënë të reja. Bëhet fjalë për këngëtaret Eneda Tarifa dhe Miriam Cani.
Këngëtaret përveçse janë mike të mira me njëra-tjetrën duket se tani do e forcojnë edhe më shumë marrëdhënien shoqërore pasi edhe vogëlushet e tyre janë bërë shoqe mes tyre.
Në një foto të publikuar në Instagram Eneda tregon se ka qenë tek shtëpia e Miriamit së bashku me Arian, ku Miriami si një amvisë e mirë u ka gatuar petulla, një recetë tipike shqiptare.
“Ameli kur u zgjua nga gjumi thërriste ‘Aria…Aria’, shumë shpejt prapë. Ma puth engjëllin e vogël’ , është komenti që Miriam ka lënë poshtë fotografisë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al