14 Shtator, 2017

Eneda Tarifa: Do zhvishesha për një videoklip


Edhe pse nuk e kemi parë asnjëherë të vishet e ekzagjeruar nëpër klipe apo paraqitje skenike, duke i dhënë gjithmonë peshë dhe përparësi zërit të saj,   duket se Eneda Tarifa do zhvishej për një video muzikore.

Këngëtarja e njohur, ka qënë e ftuara e radhës në programin #thuajemepepsi, që transmetohet në Top Albania Radio, ku ndër të tjera ka folur për rolin e saj të ri si trajnere e “The Voice Kids”.

 

E ngacmuar nga Dojna Mema nëse do të zhvishej për një videoklip, si pjesa më e madhe e këngëtareve së fundmi, Eneda është përgjigjur: “Varet se si zhvishesh. Të zhvishesh me finesë dhe stil, ku të dallohet feminiliteti, po, do e bëja deri diku”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al