Për të gjitha ata që u ka munguar Eneda në ekran pas largimit nga “Portokallia”, do të kenë mundësi ta shohin këtë sezon në “The Voice Kids” ku do të jetë në rolin e trajneres. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të spektaklit ku shkruhet: “Eneda Tarifa gati për një skuadër përrallash! Ajo vjen për herë të parë si trajnere në ‘The Voice Kids’ e gatshme për të punuar e për t’u argëtuar me konkurrentët e vegjël.”
Këngëtarja kishte njoftuar më herët se ky sezon do e gjente me projekte të shumta, por pa e bërë të ditur se për çfarë bëhet fjalë. Në “The Voice Kids, Eneda do të qëndrojë përkrah Miriam Canit dhe dy trajnerëve të tjerët, emrat e të cilëve priten të bëhen publike në ditët në vijim.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al