Nëse ka një gjë për të cilën të gjithë biem dakord, është fakti se avokatja e njohur Eni Çobani është ndër gratë e rralla, së cilës çuditërisht mbipesha nuk ia ka zbehur sharmin.
Me një artikulim shumë të mirë televiziv, përtej aftësive të padiskutushme të profesionit të saj, shtuar kjo edhe sharmin e pamjes, zonja Çobani ka bërë për vete me mijëra fansa me programin e saj “Shihemi në gjyq”. Nuk diskutohet se si një grua intelektuale dhe tashmë si personazh ekrani, zonja Çobani i dedikohet pamjes së saj të jashtme.
Ndërkohë ajo që kemi vënë re kohët e fundit, është fakti se ajo ka filluar të humbë peshë. Ne kemi hamendësuar shumë se si mund të ketë arritur të humbasë kilogramë zonja Çobani, por në një foto që qendra estetike “Vip Line” ka hedhur në faqen e saj në Instagram, ne kemi zbuluar se ku po trajtohet zonja Çobani.
Edhe pse aty nuk specifikohet se për çfarë lloj trajtimi ndodhet në qendër, linjat e saj tashmë më elegante, na bëjnë të mendojmë se zonja simapatike e ka gjetur mënyrën për t’u dobësuar për stinën e verës, në një qendër estetike dobësimi. Mezi pa presim rezultatin final!
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al