15 Dhjetor, 2017

Eni Koçi dhe Genc Prevlukaj sjellin ‘’shi’’ në Tiranë, projekti që konfirmon romancën?


Vetëm para disa ditësh me anë të një fotoje të postuar në rrjetet sociale, teksa shfaqeshin të veshur me smoking Genc Prevlukaj dhe Eni Koçi lajmëruan për projektin e tyre të radhës.

“Të premten ka shi! Të premten: ‘Shi bie në Tiranë’. Nëse dikush do roje sigurimi, le të na thotë”- shkruanin ata në postimin e tyre.

Kënga u prezantua sot në orën 14:00 dhe është një version i këngës së famshme të shekullit të kaluar ‘’Shi bie në  Tiranë’’ të Fitnete Tudës.

Përtej projektit muzikor, kjo këngë tregon edhe më shumë për raportet mes dy këngëtarëve, të cilët edhe pse para ca kohësh u duk sikur shkëmbenin mesazhe të koduara inati e mërzie mes tyre, tashmë i kanë rregulluar gjërat .

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al