Gazetari i njohur, Eno Popi dhe e dashura e tij Atena kanë tashmë së bashku një lidhje dashurie 7-vjeçare. Eno me sa duket edhe pse shumë pranë të dyzetave ende nuk ka plane për martesë. Vitin e kaluar gazetari deklaroi se jeton në shtëpi me prindërit.
Sakaq, i ftuar në emisionin “Pop Culture”, në Top Channel, Eno është rrëfyer për lidhjen e tij dhe planet për të ardhmen. Ndër të tjera gazetari ka deklaruar se çelësi i jetëgjatësisë së lidhjes me Atenën, është kjo e fundit. “Ajo më duron me gjithë keqkuptimet që sjell televizioni, me gjithë sanguinitetin tim”, është shprehur Eno.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al