25 Dhjetor, 2017

Era dhe Fatoni i dhanë fund lidhjes, por çfarë thanë prindërit e tij për këtë ndarje?!


Prej ditësh në mediat shqiptare po shkruhet për ndarjen e Era Istrefit dhe Faton Shoshit. Thuhet se menaxheri dhe këngëtarja nuk punojnë më bashkë me njëri-tjetrin e madje nuk janë më as të dashur.

Faton Shoshi, një nga menaxherët më të suksesshëm shqiptar ka qenë i ftuar këtë të shtunë në emision “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut. Ai ka pranuar publikisht për herë të parë ndarjen nga Era Istrefi. Moderatoret e kanë pyetur në studio se çfarë mendojnë familjarët e tij për këtë vendim dhe a ka në plan ai të krijojë familjen e tij së shpejti?69358-640-0-5a3cf18de0f09

“Prindërit e mi më mbështesin për çdo gjë dhe u pajtuan me vendimin tim, për shkëputjen nga Era. I dua shumë dhe përpiqem të kaloj sa më shumë kohë të mundem me ta. Tani mendoj se për të krijuar familjen time nuk ëshë koha e përshtatshme.”,- rrëfen Fatoni duke treguar se është një tip shumë familjar. /Blitz.al/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al