Jemi në sezonin ku vipat sjellin prurjet e reja muzikore dhe sigurisht me synimin për të depërtuar sa më shumë tek publiku nëpërmjet artit të tyre. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Era Istrefin, e cila prej ditësh ka lancuar këngën dhe klipin e saj më të ri “No, I love yous” në bashkëpunim me French Montana.
Kënga është pëlqyer shumë dhe ka arritur 1 milion shikime, gjë që e ka gëzuar Era Istrefin, por nga ana tjetër diçka e ka bërë të mërzitet dhe të kërkojë edhe ndihmën e ndjekësve dhe admiruesve të saj në Instagram.
Këngëtarja u ka kërkuar ndjekësve me anë të një postimi në Instastory ta ndihmojnë duke shpërndarë tekstin e saktë të këngës pasi të gjithë po shpërndajnë tekstin e gabuar dhe kjo ka sjellë një keqinformim mbi kontekstin e këngës në publik.
“Ju lutem më ndihmoni duke e shpërndarë sepse njerëzit po shpërndajnë tekstin e gabuar”, shkruan Era.
Ajo ka postuar edhe një video nga kënga krah të cilës ka shkruar tekstin e plotë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al