3 Maj, 2021

Erdhën me një bashkëpunim për herë të parë, motra e Elvana Gjatës tregon sakrificat që ka bërë për këngëtaren: Kam ndarë paratë e bursës…


Elvana Gjata është një ndër këngëtaret më të dashura të publikut, e cila gjithmonë tërheq vëmendje. Pas 3 vitesh mungesë, ajo më në fund është rikthyer në një studio televizive për të dhënë një intervistë për albumin e saj më të fundit, “Çelu”, por edhe detaje përtej jetës artistike.

elvana gjata, migena gjata, pirro cako (8)

E ftuar në “Soiree”, Elvana tregoi se ky album i dytë me Pirro Çakon, vjen si një formë drite dhe shprese për jetën.

elvana gjata, migena gjata, pirro cako (10)

Gjata zbuloi se ka qenë ajo që e ka kontaktuar Pirron për herë të parë dhe se gjithçka ka nisur nga një bisedë në telefon.

elvana gjata, migena gjata, pirro cako (7)

Çako tha se kënga “Vendi Im”, të cilën Elvana e ka sjellë në bashkëpunim me motrën e saj të madhe, Migena, është shumë e rëndësishme për të.

Kjo sepse ai e ka shkruar para 30 vitesh dhe sepse është një dedikim për babain e tij të ndjerë.

elvana gjata, migena gjata, pirro cako (4)

Nga ana tjetër, Elvana tha se “Vendi Im” është kënga e preferuar e saj dhe se ka qarë disa herë kur e ka dëgjuar.

elvana gjata, migena gjata, pirro cako (1)

Gjatë bisedës në studio, u zbulua se Migena ka ndikuar dhe e ka frymëzuar Elvanën të merrej me muzikë dhe që të vogla kanë qenë shumë të lidhura me njëra-tjetrën.

elvana gjata, migena gjata, pirro cako (9)

Madje Migena ka sakrifikuar gjithçka për të motrën, edhe bursën prej 70 mijë lekësh të vjetra që merrte nga shkolla, të cilën e ndante të gjithën me Elvanën.

elvana gjata, migena gjata, pirro cako (5)

Pikërisht për këtë histori, Elvana dhe Migena Gjata kanë folur për herë të parë.

“Nuk e kam sakrifikuar, e kam ndarë, si çdo gjë që ka qenë e imja, e kam ndarë me motrën. Nuk do ta quaja sakrificë, por do ta quaja ndarje, sepse doja t’i bëja qejfin, motra e vogël, kishte teka.

elvana gjata, migena gjata, pirro cako (2)

Jepej një lloj burse për studentët që dilnin me 10-a dhe ishte një bursë 70 mijë lekë të vjetra. Këto ishin paratë e mia të xhepit, kafet në Akademinë e Arteve.

elvana gjata, migena gjata, pirro cako (3)

Vinte Ela, e vogla që ishte e fiksuar pas ëmbëlsirave, dhe t’ju them nuk ka njeri që bën ëmbëlsirën më të mirë, përveç pjatave kryesore. Unë mezi e pres edhe për këtë”,- u shpreh Migena jata.

Më tej ajo tregoi se si Elvana nuk kursehej kurrsesi me paratë e motrës së saj.

Ishim ulur në kafene. Në fakt duhet ta themi që jemi rritur në një familje me plot sakrifica dhe jo çdoherë kishim mundësi. Ne me motrën dilnim në kafe dhe motra më thoshte ‘e dashur motra ime, sot kemi 2 mijë lekë për të shpenzuar së bashku dhe motra do të pijë një kafe në mënyrë që ti të marrësh një ëmbëlsirë dhe unë gëzohesha dhe thoja ‘sa e mirë është kjo motra ime’.

elvana gjata (1)

Vinte kamarieri, çfarë do marrësh? Thoshte motra ‘do marr një kafe’. ‘Çfarë do marrësh ti motra e vogël?’; ‘Unë do marr një xup, një picë dhe një kola’. Dhe Migena ishte, ‘ok unë po e kthej atë kafen, do detyrohemi ta heqim dhe picën’”, ka treguar Elvana Gjata duke qeshur.

elvana gjata (3)

E pyetur nga Jonida Shehu nëse ia ka kthyer paratë mbrapsht tani Migenës, Elvana tha: “I kam kthyer shpirtin mbrapsht, siç do t’ia kthej gjithë jetën”.

elvana gjata (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al