14 Dhjetor, 2019

Erion Isai lë Bashkinë e Kolonjës dhe bën jetë artisti për pak ditë


erion-agroni

Me siguri i ka munguar shumë jeta artistike e Tiranës Erion Isait, i cili në zgjedhjet e fundit vendore iu rikthye vendlindjes së tij, Kolonjës, por kësaj here si qytetar i parë, se u zgjodh kryetar bashkie.

Në këtë mënyrë, Erioni sakrifikoi jo vetëm jetën metropolitane të kryeqytetit, por edhe jetën artistike që kishte këtu, nga spektaklet e humorit, te teatri. Por Festivalit “Kënga Magjike” nuk i ka rezistuar dot.

Aty ai ishte pjesë e stafit dhe është parë gjatë gjithë ditëve të provave dhe në netët e spektaklit live.

erion isai

I shoqëruar nga bashkëshortja, Erioni ka pasur mundësi të takohet edhe me shumë miq, si p.sh. me Agron Llakajn, me të cilin me siguri është njohur në kohën kur punonin bashkë në “Portokalli”.

Asokohe Agron Llakaj ishte moderator, ndërkohë që Erioni ishte djalë i ri shumë dhe punonte si aktor.

erion-agroni1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al