12 Nëntor, 2017

Erion Isai tregon të vërtetën e marrëdhënies me Altin Bashën: Jo vetëm nuk flasim, madje…


Në programin ‘’Thumb’’ të kësaj fundjave i ftuar ka qenë3 edhe ish aktori i Portokalli Erion Isai. Erioni është edhe skenarist dhe regjisor dhe sikundër ka paralajmëruar edhe më parë pritet që të sjelli një program të vetin me Besin së shpejti.

Para pak kohësh Erioni është larguar nga “Portokallia” dhe madje flitej se ai nuk është ndarë aspak mirë me regjisorin e emisionit Altin Bashën. Ai është pyetur nga gazetarja lidhur me këtë çështje dhe për herë të parë ka treguar hapur:

“Po as nuk përshëndetemi, nuk dua që për njerëzit që kam ndarë punën edhe bukën (në kuptimin figurativ) të flas e të bëj publike marrëdhënie që nuk i takojnë një publiku të gjerë”- tha Erioni duke mos dhënë më shumë detaje

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al