Qëkur është bërë kryetar i Bashkisë Tiranë, duket sikur Erion Veliaj është larguar nga atmosfera e të bërit politikë. Ai shfaqet në ekran si administratori i Tiranës, i cili kërkon që të investojë sa më shumë për qytetin.
I vetmi moment kur u pa të flasë me gjuhë partie, ishte ai i zgjedhjeve të qershorit ku ai bëri spot elektoral dhe teksa ecte në qendrën e Tiranës, bënte thirrje që të votohej Partia Socialiste dhe Edi Rama.
Por Asambleja e Partisë Socialiste, e mbledhur një javë më parë në periferi të Tiranës, bëri bashkë deputetë, ministra, dhe kryetar bashkish, që vijnë nga Partia Socialiste. Në foto, duket që Veliaj ka preferuar të rrijë në tavolinë dhe të bisedojë me Taulant Ballën dhe Ervin Bushatin.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al