2 Shtator, 2017

Erion Veliaj dhe Monika Kryemadhi ia marrin valles në dasmën e Besit e Xhensilës


 

Duket se në artë dhe në dasmë kufijtë e politikës zhduken dhe mbizotërojmë vetëm raportet sociale dhe ato të sjelljes së mirë që mund të ekzistojnë mes dy njerëzve të zakonshëm. Duket se e njëjta gjë ka ndodhur edhe për kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe kryetaren e LSI Monika Kryemadhim të cilët  janë bërë bashkë në dasmën e çiftit Xhensila Myrtezai dhe Bes Kallaku,. Në një foto të publikuar nga kantautori Ardit Gjebrea në Instagram, Monika dhe Erioni shfaqen teksa kërcejnë të kapur dorë për dore një valle tradicionale shqiptare . Monika, prijëse si ngahera drejton vallen, e ndjekur nga Erioni dhe çifti.

Edhe pse “lufta” brenda kampit rozë: Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë e nxehtë posi vera, duket se shtatori ka sjellë disi freskun dhe armëpushimin mes tyre!

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al