10 Maj, 2022

Erion Veliaj mbështet Ronela Hajatin, kryebashkiaku kërkon vota për ‘Sekretin’


Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka mbështetur përfaqësuesen e Shqipërisë në Eurovision, Ronela Hajtin, duke zbuluar gjithashtu se si mund të votohet për vendin tonë këtë gjysmëfinale.

Veliaj postoi një fotot të ekipit shqiptar në Eurovision dhe listën e vendeve që mund të votojnë vendin tonë në këtë gjysmëfinale. 01 është kodi që mban Ronela dhe Shqipëria për personat që do të votojnë.

Ai ka etiketuar këngëtaren shqiptare dhe krahas fotove shkruan: “Këto janë të vetmet shtete që mund të votojnë për Shqipërinë sot në gjysmëfinale! Ne jmi të parët 01.”

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Më tej ai ka postuar një fragment nga perfomanca e Ronelës mbrëmjen e sotme, ku pyet ndjekësit nëse do të jemi në finale. “A ju pëlqeu performanca e Ronelës në @eurovision  A do të jemi në finale?”

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Performanca e këngëtares shqiptare, e cila hapi gjysmëfinalen e parë të Eurovisionit, ka marrë menjëherë reagime të shumta nga ndjekësit ku në faqen zyrtare në Instagramin e Eurovision, videoja e saj numëron mijëra komente.
Mbështja për Ronela Hajtin nuk ka munguar as nga miqtë dhe kolegët e saj të njohur, të cilët kanë përgëzuar këngëtaren për performancën dhe kanë publikuar mënyrat se si mund të votohet për të shkuar në finale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al