13 Nëntor, 2017

Erisa Zyko rrëfen jetën familjare: Bashkëshortin e njoha në vendin ku nuk e mendoja kurrë


Erisa Zyko, gazetarja që jemi mësuar ta shohim gjithmonë në raportime nga Brukseli ka qenë e ftuara e radhës e emisionit të pasdites ‘’Rudina’’. Ajo ka treguar më shumë detaje rreth familjes dhe karrierës. Mes të tjerash ajo tregoi edhe çastet kur njohu bashkëshortin e saj, me të cilin ishte takuar në një kurs holandishteje .

Erisa tregon se ai është regjisor në profesion. Ajo thotë se ai i ka ndryshuar jetën dhe e ka mbushur me energji pozitive. ‘’E kam gjetur në vendin ku nuk e mendoja kurrë. Ai është spanjoll.’’-thotë ajo. Erisa rrëfen se ata janë një familje që shpeshherë udhëton, gjithnjë në lëvizje dhe me ritëm.

‘’Në perëndim fëmijët privohen nga televizioni, madje ka familje që nuk kanë as televizor në shtëpi. Ata i fokusojnë fëmijët tek librat, tek vizatimi, pastaj edhe lojëra jashtë shtëpisë.’’ – thekson ajo ndërsa flet si e shpenzon kohën me të birin 5 vjeç e gjysmë. Erisa shprehet se kalon kohë me familjen dhe se madje do t’i mësoj Matisit shqip.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al