Ishte Erjola që ngriti një plan bashkë me Julin dhe Ledjonën për të futur në lojë Ilnisën.
Loja ka vazhduar dhe Erjola ka vendosur të gatuaj një hallvë. Gatim i saj ishte posaçërisht për Ilnisën e cila duke mos kuptuar gjestin i ka kërkuar shpjegime Erjolës.
Ja si iu përgjigj banorja:
“Natën kur pashë klipin u preka. E patë reagimin tim. U ula me ty, më dole në shteg. Vura veten në një test, e di që deri dje nuk e kishe kuptuar afrimitetin tim me ty. Unë u afrova me ty për të të vënë në lojë ty dhe Meritonin. Një person që u prek, iu cënua burrëria… Ti ma jep dorën për lojë, sapo i thashë Julit që ti përdor vajzat. Hakmarrjen do të ta servir në një pjatë të ftohtë… Si lojtare s’do ta bësh gjumin rehat, si banore po iki të ta ha një pjatë hallvë sepse figurativisht, për mua ke vdekur…”-shprehet ajo
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al