24 Janar, 2024

Erjola Doçi me synime të qarta në “Big Brother VIP”, moderatorja-Ilnisës: Po më hyre në hak nuk pyes as për moshë, e as për…


Erjola Doçi dhe Graciano Tagani janë banorët më të rinj të shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.

Menjëherë pas hyrjes, konkurentët vazhduan që të komentojnë strategjinë e dy banorëve të rinj që iu bashkuan shtëpisë.

Ditën e sotme teksa Erjola po bisedonte me Ilnisën ndër të tjera tha që si njeri është shumë pozitive, por nëse dikush ia bën të padrejtën i kthehehet dhe nuk pyet as për moshë dhe as për gjini.

 

Pjesë nga biseda:

Ilnisa: Se di se dua të të shoh. Këtë po flisnim me Albin po bënim një analizë për ty.

Erjola: Si doli?

Ilnisa: Doli pozitive.

Erjola: Jo si njeri jam goxha pozitiv. Por po më hyre në hak, nëse të injoroj një herë për respekt po të më teket okej. Por po t’u ktheva Ilnisa, nuk pyes as për moshë, as për gjini…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al