Ato janë të afërta me njëra-tjetrën, por duket se këtë herë padashur kanë bërë “xing” me fustanet e tyre .
Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike Erla Mëhilli u shfaq rrezëllitëse në 20-vjetorin e “Opinion”, me një fustan të zi, i cili në disa vende kishte një detajë shumë elegant të ngjyrës së jeshiltë. Deri këtu gjithçka në rregull.
Por nga ajo që kemi vënë re, këtë fustan e kemi parë ta veshi edhe blogerja Armina Mevlani, para disa kohësh në një nga eventet e kryeqytetit.
Të jetë koincidencë, apo të dyja kanë dalë për blerje së bashku? Megjithatë siç do të shikoni edhe nga fotot të dyja vajzave u shkon ky fustan . Po cilës i shkon më shumë..?! Atë vendoseni ju.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al