3 Mars, 2022

Ermal Mamaqi rikthehet në ekran krah Xhemi Shehut dhe Salsano Rrapit


Ermal Mamaqi do rikthehet në ekran pas një shkëputjeje të gjatë. Gjatë kësaj periudhe ai i është përkushtuar kinematografisë, si producent dhe aktor, teksa pas “Xing me Ermalin” nuk ka sjellë më asnjë emision.

E duket se së fundmi do e shohim sërishçdo javë në ekran, krah Xhemi Shehut dhe Salsano Rrapit. Bëhet fjalë për emisionin “Qesh mirë kush qesh i fundit”, një spektakël humoristik dhe do drejtohet nga Salsano Rrapi dhe Xhemi.

Përveç Ermalit, emrat që do jenë krah Xhemit dhe Salsanon janë: Olta Daku, Valina Muçolli, Genc Fuga, Arben Derhemi dhe Bes Bitraku. Aktorët profesionistë duhet të përpiqen të bëjnë njëri-tjetrin të qeshë, por sekreti është që askush s’duhet të qeshë, përndryshe s’kualifikohet nga loja.

Kujtojmë që Xhemi Shehu u largua nga moderimi i spektaklit të humorit “Portokalli”, pas shumë vitesh si prezantuese e këtij programi. Ajo u zëvendësua nga kolegia Fjoralba Ponari, ndërsa Xhemi Shehu u shpreh se pas largimit u shpreh: “Mua nuk më kthen asgjë në televizion, përveçse mund të ndodhë ndonjë çudi shumë e madhe!”.

Mirëpo, ndonëse nuk ndodhi asnjë çudi, Xhemin e pamë këtë vit si moderatore në edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës. Pas Festivalit, ky është rikthimi i parë i saj si moderatore në një emision të përjavshëm që kur u largua nga “Portokalli” rreth dy vite më parë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al