17 Tetor, 2020

Ermal Meta na prezanton me të fejuarën, ja dedikimi i veçantë që i bëri në ditën e saj të lindjes


Kantautori Ermal Meta është një prej artistëve shqiptarë me famë ndërkombëtare.

ermal meta (1)

Përsa i përket jetës private Ermali është treguar shumë i rezervuar dhe ka zgjedhur të mos japë shumë informacione publike.

ermal meta (2)

Pas më shumë se 2 vitesh kur i dha fund marrëdhënies 9-vjeçare me Silvia Notargiacomo, këngëtari nisi një romancë të re me Chiara Sturdà.

ermal meta (3)

Fituesi i “Sanremos” pranoi publikisht lidhjen me Chiara-n gjatë periudhës së izolimit, dhe prej disa kohësh ata janë fejuar.

Së fundmi, partnerja e tij festoi ditëlindjen e 30-të. E me këtë rast, ai i ka kushtuar një urim romantik në rrjetet sociale.

ermal meta (4)

Ke lindur si sot 30 vjet më parë. Atë ditë duhet të ketë qenë ditë me shumë diell”, ka shkruar Ermali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al