Pas humbjes së grupit të Luizit, në shtëpi erdhi një zarf i kuq për Oltën.
Grupi që fitonte sfidën e litarit, do kishte një avantazh, i cili do bëhet me dije në spektaklin e së shtunës. Shkaktarja për humbjen e Luizit, ishte Ermiona, e cila u shkëput pa dashur nga litari. Kjo e fundit tha se i vjen shumë keq që i dha “fuqi” Oltës, pasi banorët aludojnë se në zarfin e kuq, do jetë një mundësi për të dërguar tre banorë në nominim.
Ermiona madje e cilësoi Oltën si person falso, ndërsa edhe njëherë i kërkoi falje Luizit që situata pëfundoi ashtu.
Banorja e re Ermiona Lekbello është bërë protagoniste së fundmi në “Big Brother Vip”, në një debat me Olta Gixharin. Duke thyer edhe një nga rregullat kryesorë të programit (atë të informacioneve nga jashtë), Ermiona nuk u përmbajt ndaj Oltës, duke i thënë ironikisht se “pëlqehet nga jashtë.”
Përplasja nisi nga një koment i Oltës, e cila u ankua se në dhomë “vjen era këmbë”. Ky koment i Oltës u pasua me reagime nga Kiara dhe Ermiona, të cilat e konsideruan si fyerje këtë gjë nga ana e Oltës. “Në vend që të thuash më fal, bën kot si kryeneçe, kot fare. Vazhdo se e ke shumë mirë, se të gjithë njerëzit atje jashtë po të pëlqejnë shumë. Njerëzit duhet të jenë me këmbë në tokë. As pjatat e tua nuk i lan. Dua të shoh që të bëhet edhe punë nga bërthama , me qenë se i kemi me zhul këmbët. Nuk kam parë njeri të pastrojë nga bërthama. Do ta shikojmë VIP-in, na bëjnë si “boss-a” aty. Nesër mos të vijë fare të më konfrontojë se nuk kam nerva”– tha Ermiona e revoltuar, teksa u shoqërua me të qeshura nga banorët e tjerë.
Nga ana tjetër, Olta nuk e vijoi debatin dhe vendosi mos t’i përgjigjej më Ermionës, kurse Bled Mane i thoshte Ermionës gjatë gjithë kohës të mos i jepte informacione nga jashtë se po thyente rregullin e BBV.