23 Tetor, 2024

Ermonela Jaho shpallet “Artistja më e Mirë e Huaj” në Spanjë! I dorëzohet çmimi nga ministria e Drejtësisë


Artistja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho është shpallur “Artistja më e Mirë e Huaj” që ka interpretuar në Spanjë.

Ajo u nderua me çmimin “Artistja më e Mirë e Huaj” për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në Lirikë dhe Kulturë në Spanjë.

Ky çmim u dorëzua nga Ministri i Drejtësisë, duke reflektuar jo vetëm talentin dhe përkushtimin e saj, por edhe fuqinë e artit për të bashkuar kulturat.

Ajo lindi në Tiranë, në vitin 1974. U largua në vitin 1993 nga Shqipëria për në Itali me një bursë studimi, dhe më pas iu desh ta realizojë ëndrrën e ngjitjes në skenë, përkrah artistëve të huaj.

Pas përfundimit të studimeve për këndim dhe piano, ajo fitoi disa konkurse të rëndësishme, të tilla si: Giacomo Puçini në Milano Itali më 1997, Spontini International Ancona, Itali më 1998, në Rovereto Zandonai, Itali më 1999, këngëtarja më e mirë e Festivalin Ëexford më 2000.

Jaho fillon të interpretojë në skenë në Bolonja, në rolin e Mimit (La Bohème e Puçinit), në La Fenice, e më pas në rolin e Suzanës (Dasma e Figaros), si edhe në Trieste në rolin e Mikaelës (Karmen). Dalja e saj e parë në skenë jashtë Italisë ishte në festivalin e Ëeksfordit në Irlandë, ku këndoi operën Safo të Massenet, dhe Vajza e Orleanit të Çajkovskit. Në Gjermani, ajo shfaqet me rolin e Norinës (Don Paskuale) në Mynih. Më pas ajo interpreton përsëri Suzanën në Gjenevë dhe në Francë, në teatrin Kapitol të Tuluzës. Në Shtetet e Bashkuara, ajo paraqitet me Mimin, me Teatrin e Operës Michigan.

Nga viti 2009, karriera e saj e kthen atë në një ikonë arti botërore. Fitoi shpejt sukses nëpër botë, me lavdërime të shumta nga kritikët. Ajo vazhdon të paraqitet me La rondine të Puçinit në Trieste, Karmen në Glyndebourne dhe La Traviata në Lion. Në 2009, ajo vjen si Liù (Turandot) në Filadelfia, Vitellia (La Clémence de Titus) në Avinjon, dhe Ana Bolena në Paris.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al