Edhe pse është 59 vjeçe, këngëtarja me famë botërore duket se ka si mision të saj të përhershëm të skandalizojë dhe të provokojë.
Ajo është ylli i muzikës, Madonna, e cila në llogarinë e saj në rrjetin social “Instagram” ka publikuar një fotografi ku shfaqet topless dhe me make-up agresiv.
“E çmendur për një çantë”, shkruan këngëtarja bashkëngjitur me foton. Ajo çfarë bie në sy nga fotoja e publikuar është edhe shkrimi i yllit të muzikës POP: “No friends”, si një mënyrë për të treguar ndoshta vetminë e saj dhe pa asnjë mik përkrah.
Aktualisht Madonna ndodhet në Lisbonë për arsye pune por gjithashtu edhe sepse një nga fëmijët e saj jeton atje.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al