29 Janar, 2021

“Është dita jote, por gjithë jetën do të jetë edhe e imja!” Vajza e Zaimina Vasjarit feston 3-vjetorin e lindjes, këngëtarja i bën një super dedikim


Si sot tre vite më parë, Zaimina Vasjari u bë nënë, pasi solli në jetë një vajzë.

zaimina vasjari (5)

Në ditën e lindjes së Khloe-s, këngëtarja i ka bërë një dedikim të ëmbël vogëlushes.

zaimina vasjari (3)

Ajo publikoi në Instagram një video, në të cilën kishte mbledhur të gjitha momentet e bukura të së bijës.

zaimina vasjari (6)

Vogëlushja duket se do të ndjekë hapat e mamit të saj si modele, pasi në shumicën e pamjeve, shfaqet e veshur me takat e Zaiminës.

Krahas këtij kolazhi me video, ku nuk mungojnë lojërat, kërcimet, këndimet apo edhe larja në pishinë, Vasjari i bëri Khloe-s edhe një super dedikim, ku shkroi:

zaimina vasjari (7)

Gëzuar tre vjetorin e lindjes Princeshë Khloe! Kjo është dita jote, por gjithë jetën do të jetë edhe e imja! Do e gëzoj gjithmonë këtë ditë si ditën më të bukur të jetës sime.

Të shkruash për ty është shumë e vështirë. Të të them të dua është pak.  Të të them je jeta ime është shumë pak.

Dua të falënderoj Zotin që më dhuroi një bekim si ty në jetë. Ai bën mrekulli dhe atë e kam unë. Të dua pony im i vogël”.

zaimina vasjari (1)

Khloe është fryti i dashurisë së Zaiminës me bashkëshortin e saj, biznesmenin shqiptar Klodian Asllani.

Pak ditë më parë ajo zbuloi se është celebruar në fshehtësi me të, por ende nuk ka vendosur nëse do të organizojë një dasmë.

klodian asllani zaimina vasjari1

Klodiani është edhe baba i dy fëmijëve të tjerë, të cilët kanë ardhur në jetë nga një martesë e mëparshme e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al