9 Shtator, 2021

Është fejuar me të dashurin? Rita Ora publikon foton që ngre dyshimet, por më pas pendohet dhe…


Rita Ora ka ngritur dyshimet se është fejuar me të dashurin e saj, regjisorin Taika Waititi. Këngëtarja publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto, në të cilën tregonte dorën.

rita ora (4)

Por artistja e kishte mbuluar gishtin e unazës me një emoji, duke u munduar të fshehë unazën. Fotografia u fshi më vonë, por fansave nuk u ka shpëtuar ky detaj, shkruan “The Sun”.

Kjo ka bërë që fansat të besojnë se regjisori i ka propozuar për martesë kënëgtares shqiptare. Çifti doli publikisht bashkë në prill të këtij viti dhe në maj burimet zbuluan se ajo ishte transferuar në shtëpinë e tij në Sidnei.

rita ora (5)

Disa muaj më parë, ata u bënë titujt kryesorë të mediave për shkak të puthjes treshe me aktoren Tessa Thompson. Ata u fotografuan në një ballkon.

Një burim i afërt me çiftin tha më parë: “Taika e thërret Ritën ‘grua’ gjatë gjithë kohës dhe thotë se ai do të jetë burri i saj i parë dhe i fundit. Të gjithë e konsiderojnë këtë si një tallje dhe flirtim, por Rita padyshim që shpreson që ai ta ketë seriozisht”.

rita ora (10)

Raportohet se Rita ka diskutuar me shoqërinë e saj dhe me “shaka” u ka thënë se ajo dhe Taika do të martohen në një ceremoni të “shpejtë”, e më pas do të organizojnë një festë më të madhe.

Taika ka qenë i martuar më parë me producenten e filmave Chelsea Winstanley, por dyshja u nda në vitin 2018. Ndërkohë, Rita nuk është martuar kurrë më parë.

rita ora (8) rita ora (6) rita ora (3) rita ora (1) rita ora (2) rita ora (3) rita ora (5) rita ora (6) rita ora (10) rita ora (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al