Ish-banori i “Big Brother Vip”, Dritan Brama ka sqaruar një moment që u bë viral në rrjet mes tij dhe aktores Arjola Demiri.
Bëhet fjalë për një foto, ku balerini dhe koreografi po e ndihmonte aktoren me fustanin e saj, dhe fotoja në fjalë bëri xhiron e rrjetit duke u komentuar jo pak për shkak të ndihmës që ai po i jepte banores.
Tan Brama ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Why Not”, ku u pyet nga moderatorja Roza Lati në lidhje me këtë moment.
Pyetje: I ke futur duart Arjola Demirit?
Tan Brama: Arjola është gjithë ajo gocë. Edhe gjysmë ore fillonte Prime dhe fustani që kishte veshur ishte dopio copë. Kishte një gjilpërë me kokë që e shqetësonte, e fuste dorën dhe nuk e kapte. “Aman tani më shiko se mos kam ndonjë gjilpërë aty se nuk e kap dot”, më tha. Futa dorën unë aty, hajde ta gjej. Zgjati 2-3 minuta për ta gjet se s’po e gjeja. U shpova dhe unë aty (qesh). Më në fund e nxora që e nxora.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al