Emri i ish-banorit të “Big Brother VIP” dhe modelit Kledi Hysa është përfolur shumë në mediat rozë për jetën e tij sentimentale.
Fillimisht, pas daljes nga BBV, u dyshua se ai dhe këngëtarja Sheila Haxhirja, gjithashtu ish-banore e reality-showt, mund të kishin një raport romantik. Por dyshimet u hodhën poshtë nga dyshja, dhe pas publikimit të këngës së re të Sheilës u konfirmua se ata ishin parë të afërt pasi po xhironin së bashku klipin.
Së fundmi, modeli u përfol për një lidhje me këngëtaren Evi Reçi.
Duket se Kledi dhe këngëtarja kanë konfirmuar mbrëmjen e djeshme zërat se janë në një lidhje. Ata u shfaqën për herë të parë në publik, teksa ishin të ftuar në “Netët e klipit shqiptar.” Por, në nisje të eventit, Kledi erdhi i shoqëruar me këngëtaren Sheila Haxhiraj me të cilën zhvilloi edhe një mini-intervistë për “RTSH”
Pyetje: Është i dashuri jot apo i Evi Reçit?
“Vetëm për sot jemi ne të dashur…”- shprehet Sheila duke qeshur dhe duke rikonfirmuar se mes tyre ka vetëm miqësi. Ndërsa përgjigja e saj “vetëm për sot” shihet si një tjetër konfirmim i raportit të Kledit me Evi Reçin.
Edhe Evi Reçi ka qenë e ftuar në “Netët e klipit shqiptar ku ka mori çmimin e “Klipit më të mirë qytetar”. Dhe ishte pikërisht Kledi ai që ia dorëzoi çmimin. Modeli jo vetëm që ka qenë në Ulqin me të por është ngjitur edhe në skenë për t’i dhënë kupën.
Ai po ashtu e ka mbështetur të dashurën e përfolur edhe në rrjetet sociale ku ka publikuar video të sajat. Ndërkohë edhe shumë të pranishëm të tjerë i kanë postuar ata në rrjetet sociale.
Vetë ata nuk ishin shfaqur krah njëri-tjetrit, por disa postime në Instagram ngritën dyshime. Në fotot e publikuara prej tyre vihej re që kanë qenë në disa vende të përbashkëta. Për shembull, së fundmi ishin të dy në Vlorë.
Pak muaj më parë Kledi konfirmoi përfundimin e marrëdhënies 6-vjeçare me modelen austriake, Khaoula Selmi. Modeli tregoi se u ftohën gjërat nga ana e tij dhe pasi e konsultoi me ish-partneren vendosën të ndaheshin. Ai u shpreh se ndoshta nuk ishte momenti i duhur për tu ndarë, por “kështu e ndjeu”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al