Ajo është jo vetëm një ikonë sek-simbol i gjeneratës që përfaqëson, por hera-herës edhe një ikonë stili apo mode që shërben si referencë për njerëzit e zakonshëm.Bëhet fjalë për Kim Kardashian e cila i surprizoi të gjithë fansat në mbarë botën me lançimin e parfumit të saj të ri “Crystal Gardenie”, muajin e kaluar.
Por fansat në Australi nuk do mund ta blejnë atë parfum në territorin e shtetit të tyre pasi është cilësuar si material i rrezikshëm për shkak të përmbajtjes se alkoolit. Sipas “TMZ”, postat ndërkombëtare si “FedEx” kanë refuzuar të dërgojnë parfumet e Kim në Australi dhe New Zealand.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al