17 Mars, 2024

“Është manipuluese…”/ Egla dhe Rike Roçi “kokë më kokë” në nominim, konkurrentja e “BBVIP” zbulon banoren që do eliminohet të martën


Pas debatit që kaloi në përleshje fizike mes Rike Roçit dhe Egla Cenos, gjatë primet të “BBVIP” u hap Zarfi i zi i cili i çoi dy vajzat menjëherë në një nominim “kokë më kokë”.

Gjatë një bisede me Françeskën, banorja u shpreh se ka frikë që publiku nuk do ta votojë për të qëndruar në shtëpi, pasi aktorja është manipuluese dhe del nga situata.

Megjithëse sipas modeles, ajo që do largohet gjatë primet të kësaj të marte është Egla sepse kjo e fundit është eksperte e situatave dhe manipulimeve.

 

Pjesë nga biseda:

Françeska: Unë mendoj që ti do rrish, duke qenë se… Ajo është eksperte e ikje prej situatave

Rike: Është manipuluese

Françeska: Është manipuluese! Në të veten përpiqet që të justifikohet dhe kur ti justifikosh veprimet mund të manipulosh një pjesë shumë të madhe të madh të publikut. Ti bëj tënden dhe do të ngelë pishman

Rike: Mendoj që të tregoj veten me pozitivitet

Françeska: Patjetër s’po të them shko dhe ziu me atë, po thjeshtë bë muhabet

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al