6 Shkurt, 2021

“Është ndër sikletet më të mëdha që mund të kem pasur ndonjëherë në jetë”- Ardit Çuni rrëfen eksperiencën e tij të parë seksuale


Këngëtari Ardit Çuni vendosi që të fliste dje për eksperiencën e tij të parë seksuale, teksa ishte i ftuar në “Prive”.

ardit cuni (4)

Artisti tregoi se kjo ka ndodhur në shtator të vitit 2011, por situata në të cilën u gjend ka qenë shumë e sikletshme.

ardit cuni (1)

Të jesh 15-16 vjeç, aq më tepër në kohën tonë kur jemi rritur, se tashmë i dinë që 12, është pak e çuditshme dhe shumë gjëra janë të pazbuluara, kështu që thjesht ishte një vajzë që ishim të lidhur (thonjëza) dhe thjesht ndodhi.

ardit cuni (10)

Ishim në një vend shumë interesant, në qendër kulturore. Unë në atë kohë shkoja shumë, sepse jam marrë me shumë aktivitete kur kam qenë adoleshent”, rrëfeu Çuni.

ardit cuni (7)

Por, dyshja janë kapur mat dhe për më tepër, nga drejtori i qendrës kulturore!

Gjëja më gazmore është pjesa kur na ka kapur drejtori i qendrës kulturore. Ai është një ndër sikletet më të mëdha që mund të kem pasur ndonjëherë në jetë. Është diçka që ka mbetur në memorie”, shtoi Arditi.

ardit cuni (3)

Ai tregoi se pas një viti që nga ajo ditë, nuk e ka parë më vajzën, pasi nuk i ka rastisur.

Ndër të tjera, ai vendosi të fliste edhe për puthjen në buzë me një fanse, që kishte ndodhur në korrik të vitit 2017.

ardit cuni (2)

Po shkoja në prapaskenë. Sapo kisha mbaruar performancën. Bën një foto me mua dhe më puth në buzë”.

Arditi foli edhe për raportet që ka me tre nga vajzat e “Për’puthen”: Melisa Lleshi, Ana Lleshi dhe Tea Trifoni.

ardit cuni (6)

Melisën e njihja më përpara, ka qenë mbështetësja ime prej fillimit. Më dërgonte video duke kërcyer këngët e mia. Shumë gocë e mirë”, tha këngëtari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al