Reperi i njohur Getinjo ka bërë disa deklarata ditën e djeshme, duke i bërë lëmsh të gjithë për jetën e tij private.
Në një postim në Instastory, këngëtari u bëri thirrje të gjitha ish-partnereve që ta bllokonin në rrjete sociale, në të kundërt ai do i kontaktonte.
Fill pas kësaj, artisti publikoi një tjetër video të vetes, krah së cilës shkroi: “Harrova që jam në një lidhje”.
Getinjo nuk etiketoi asnjë vajzë dhe nuk dihet se me kë e ka patur këtë “thumb”.
Para disa javësh, reperi zbuloi gjatë një interviste se shumë vite më parë ka qenë në një lidhje dashurie, e cila përfundoi shumë keq.
Pasi dyshja u ndanë, Getinjo mësoi se ish-partnerja e tij kishte qenë shtatzënë, por e kishte abortuar fëmijën e më pas ishte larguar jashtë vendit pa lënë asnjë gjurmë.
Reperi tha gjithashtu, se ajo kishte qenë muza e frymëzimit për këngën “Ajo” që e bëri të famshëm shumë vite më parë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al