15 Qershor, 2022

“Është një humbje e madhe!”/ Einxhel Shkira reagon për zhvendosjen e ‘Sunny Hill’ në Tiranë dhe u bën një thirrje organizatorëve që lidhet me Dj Dagz


Moderatorja Einxhel Shkira ka reaguar në lidhje me temën më të zjarrtë të momentit, zhvendosjen e festivalit “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë.

Përmes disa statuseve në rrjetin social Twitter, Einxhel shprehet se kjo është një humbje e madhe për Kosovën, megjithëse është e lumtur që festivali do të zhvillohet në Tiranë.

“Sa për temën e ditës ‘Sunnyhill’: Happy (e lumtur) që do jetë në Tiranë por unhappy (jo e lumtur) që sdo jetë aty ku i takon! Mendoj se kjo është një humbje e madhe kulturore për Kosovën, më e madhe se toka e tharë që do jepnin apo 70% që donte ‘S.H’! Ca gjëra s’blehen skan vlerë vetëm financiare, ndonjëherë vizioni vlen>>”- shkruan ish-banorja e BBV.

Më tej ajo shkruan se do të dëshironte që në “Sunny Hill” të promovoheshin artistët dhe Dj vendas, pasi sipas saj “ka ardhur koha të respektojmë njëri-tjetrin.”

“Nga ana tjetër do doja që kto festivale të vlersojnë cik më shumë artistët dhe DJ vendas. E di qe si paguajmë biletat sa qimet e kokës me pa kta tanët por do ishte mirë të paguheshin sa vlejnë nga organizatorët dhe ti jepej tamam hapsirë promovuese! Ka ardhur koha të respektojmë njëri-tjetrin>”- shton Einxhel, e cila e përfundon reagimin e saj kështu:

“Gjithashtu nëse vjen Coldplay do jem me patjeter osëë nëse do jetë Dj.Dagz?”

Një ndjekës madje i komenton Einxhel se munt ë bëjnë edhe peticion që të marrë pjesë edhe Dj Dagz, koment i cili është mbështetur nga moderatorja.

Kujtojmë që lajmi për zhvillimin e Sunny Hill në Tiranë është konfirmuar fillimisht në faqen zyrtare të Festivalit në Instagram, ku shkruhej:

“E njëjtat data, e njëjta përvojë e bukur, vendndodhja e ndryshme!

Këtë gusht (për shkak të vonesave nga autoritetet në sigurimin e licencave të nevojshme për vendndodhjen), jemi të detyruar të shkojmë në Tiranë.

Ne duam të informojmë të gjithë ata që kanë blerë bileta se biletat e tyre janë të vlefshme për Sunny Hill Festival 2022 – Tirana Edition, ndërsa ata që nuk mund të marrin pjesë në Festivalin në Tiranë, do të mund të rimbursojnë biletat e tyre. (Dritarja e rimbursimit do të hapet nga 1 korriku deri më 15 korrik.

Më shumë detaje dhe udhëzime do të jepen në ditët në vijim.)

Tiranë,po vijmë!”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al