15 Maj, 2022

“Njeri sociopatik që po mundohet ta shkatërrojë!” Mikesha e Johnny Depp hedh akuza të rënda ndaj Amber Heard, detaje nga martesa e tyre


Një nga mikeshat më të ngushta të Johnny Depp thotë se Amber Heard është “një njeri i pavlerë sociopatik që bën show” dhe është e vendosur të shkatërrojë ish-burrin e saj.

Gina Deuters – e cila është gruaja e partnerit në biznes dhe asistentit të Depp-it, Stephen Deuters –dha dëshminë e saj edhe në gjyq duke deklaruar se aktori është viktima e vërtetë. Në intervistën e saj të vetme që prej atëherë, Deuters i tha ‘Page Six’ se ajo beson se Heard është yll dramash.

“Ka diçka që Amber tha në dasmë. Ajo u përkul  dhe më tha: ‘A grindeni ndonjëherë ti dhe Stephen?’ Unë u përgjigja, ‘Kemi ndonjëherë debate’ dhe ajo tha: ‘Jo, Gina, zënkë prej vërteti?’ Dhe ishte disi shqetësuese .” -kujton Deuters, e cila e njeh Depp për gati 20 vjet. “Unë mendoj se Amber i ka sherret pasion. Amber është dikush që është mësuar gjithmonë të marrë atë që dëshiron. Ajo ka mjaft të drejta ligjore dhe mendoj se ka bërë kërkesa të mëdha në divorcin e tyre.”

Duke i bërë jehonë pretendimeve të Depp-it në gjyq, Deuters pohoi: “Kur Amber iu mohuan ato kërkesa, ajo vendosi të bëjë një pakt me veten duke thënë “Unë nuk do të arrij atë që dua, kështu që do të të shkatërroj ty”. Deuters tha gjithashu në intervistë se burri i saj fillimisht nuk e pëlqeu Heardin “dhe e konsideroi “një njeri pavlerë sociopatik që bën show” por më pas ai padashur u bë ndërmjetësues në martesën e Depp dhe Heard në ditët e vështira. “Stephen, në fund ndërmjetësi … askush tjetër nuk donte të merrej me Amberin dhe Stephen ishte i vetmi person me të cilin mund të fliste.”

Depp ka paditur Heard për një shkrim të ‘Washington Post’ të vitit 2018 që ajo shkroi, në të cilin ajo e quajti veten viktimë e dhunës dhe abuzimit seksual. Ndonëse aktorja nuk e përmendi Depp-in me emër, ylli i “Pirates of the Caribbean” pretendon se ajo njollosi reputacionin dhe karrierën e tij.

Deuters mbajti qëndrimin në mbrojtje të Depp-it, por nuk pati mundësinë t’i jepte provat e saj të plota jurisë në Virxhinia. Ajo u urdhërua të largohej nga gjykata më 14 prill pasi shoqja gazetare e Heard, Eve Barlow ndërhyri dhe Deuters i pranoi gjykatësit se kishte parë video të gjyqit në internet.

Duke folur për ‘Page Six’, Deuters e përshkroi kohën e Depp me Heard si “më pak se një marrëdhënie dhe më shumë një pushtim të Amber”. Menjëherë ajo filloi të merrte miqtë e saj në pronat e tij,” tha ajo. “Ishte mjaft tronditëse se si ajo e izoloi atë nga familja dhe miqtë e tij … padyshim u duk sikur e kishim humbur.”

Deuters tha se fillimisht iu duk Heard e ftohtë dhe ishte në mëdyshje nga sjellja e saj. “Kur u takuam për herë të parë, unë do ta përshkruaja atë si “Gruaja e Stepfordit”. Ajo gatoi biskota dhe i hiqte këpucët pas punës. Ishte e gjitha e çuditshme,” kujton ajo. “Duke ditur që Amber ishte feministe, ishte e çuditshme që ajo po sillej mjaft e nënshtruar, si një amvisë. Por kjo ndodhi vetëm në fillim pasi do të ndryshonte mjaft shpejt.”

Në vitin 2015, Deuters dhe burri i saj ndihmuan në organizimin e të dy dasmave midis Depp dhe Heard. Të dy u martuan në shtëpinë e nënës së ndjerë të Depp-it, Betty Sue, në Los Angeles, ndjekur nga një ceremoni në ishullin e tij privat në Bahamas në vitin 2015. “Amber po kontrollonte absolutisht gjithçka… e gjithë çështja e martesës u nxitua,” pretendoi Deuters. “Thjesht ndodhi gjithçka kaq shpejt, deri në atë pikë sa familja e Johnny nuk u njoftua dhe disa prej tyre nuk arritën dot atje në kohë.”

Për ceremoninë në Bahamas, Deuters tha: “Ishte festa e Amber Heard. Më kujtohet babai i saj duke mbajtur një fjalim dhe ai bëri një lloj shenjë rreth zonës të ishullit, duke thënë diçka si, “Shiko, zemër, e gjithë kjo është e jotja tani,” kujton ajo. “A ishin më të emocionuar për pasurinë apo për dashurinë? Ishte mjaft e trishtë të shihje raportin e tyre duke u përkeqësuar me kalimin e viteve. Pastaj në fund ai ishte shumë i mërzitur për prishjen e martesës së tij. Ai vuajti shumë nga kjo.”

Deuters këmbënguli se ajo kurrë nuk e kishte parë që Depp të sillej në mënyrë agresive ndaj një gruaje, duke thënë: “Kam qenë me të kur ai pinte drogë dhe duhan, dhe sjellja e tij nuk ka qenë aspak e keqe. Nuk e kam parë kurrë të humbasë durimin.” Duke e përshkruar aktorin si një “shok të çmuar”, ajo vazhdoi, “Megjithatë, marrëdhënia e tyre ishte e paqëndrueshme, por unë thjesht e di që Johnny nuk do të godiste një grua. Unë absolutisht ndjej se ai ka qenë viktimë e abuzimit në familje dhe ai e meriton drejtësinë.”

Në dëshminë e saj, Heard qau teksa përshkroi gjithçka, nga kërcënimet e supozuara të Depp-it për ta vrarë deri tek “kërkimet në vaginën e saj për drogë” dhe abuzime seksuale. Heard pritet të merret në pyetje të hënën kur gjyqi do rifillojë pas një pushimi njëjavor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al