Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, njoftoi shtatzëninë e saj në fund të muajit të kaluar pranë partnerit të saj Asap Rocky-t. “Është një kohë e gjatë nëntë deri në 10 muaj. Ju duhet ta shijoni atë”,është shprehur artistja gjatë eventit të saj të “Fenty Beauty”.Superylli foli për shtatzëninë e saj ndërsa ishte në tapetin e kuq përpara daljes në L.A. për të festuar ‘Fenty Beauty’ dhe ‘Fenty Skin’.
“Është një udhëtim emocionues deri tani,” tha këngëtarja.
“Unë thjesht po e marr atë siç vjen. Gjithmonë ka diçka të re dhe unë thjesht po e marr dhe po e shijoj.” Ajo gjithashtu bëri shaka ‘për dashurinë që ka për petullat’, deri tani.
Rihanna e quajti shtatzaninë e saj “argëtuese” por megjithatë dhe një “një sfidë” për të shfaqur stilin e saj në fushën e modës ku në një intervistë për ‘People’, ajo u shpreh:
“Më pëlqen. Po e shijoj. Më pëlqen të mos shqetësohem për mbulimin e barkut. Nëse ndihem pak topolake, sido që të jetë! Është një bebe!”
Këngëtarja shtoi se moda i ka dhënë një besim të madh teksa përgatitet të bëhet nënë për herë të parë.
“Po mundohem ta shijoj sa më shumë që të mundem. Dhe moda është një nga gjërat e mia të preferuara, kështu që, ju e dini, ne po sfidojmë atë që do të thotë të jesh shtatzënë dhe nënë,” vazhdoi ajo.
“Tani për tani, duke qenë shtatzënë, disa ditë ju thjesht ndiheni: ‘Uh, thjesht dua të shtrihem këtu në këtë divan gjithë ditën.’ Por kur vendos pak pudër dhe pak buzëkuq, transformohesh”.
“Vesh disa rroba dhe sikur nuk dukesh mirë, ndihesh mirë. E kam dëgjuar këtë për një kohë shumë të gjatë, por është e vërtetë”. Përfundoi ylli i hitit ‘Diamonds’.
Ndërsa partneri i saj u shpreh se është shumë i emocionuar dhe se çdo gjë është e re për të.
“Jam i emocionuar për atë që nuk e di ende. Gjithçka është e re për mua”.
Sa herë që dikush flet për Rihannën, pyetjet rreth muzikës së re nuk kanë reshtur kurrë që nga albumi i saj i fundit ‘Anti’ në vitin 2016. Rihanna siguroi fansat se ndërsa ajo ka marrë një pushim për momentin, ajo nuk është larguar asnjëherë nga krijimet në muzikë. “Po, ju ende do të merrni muzikë nga unë,” tha ajo.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al