8 Mars, 2022

“Është përgjegjësi e madhe të rrisësh…” Florjana përlot studion me rrëfimin për jetën e saj


Gjatë ditës së djeshme, në puntatën e radhës të “Përputhen” u zhvillua takimi ndërmjet Florjanës dhe Brunos.

Dyshja janë deklaruar prej kohësh për njëri-tjetrin dhe tashmë takimet e tyre janë më të afërta se më parë.

Pas përfundimit të takimit që ishte mjaft i këndshëm dhe romantik, konkurrentja ndau disa detaje rreth personalitetin të saj dhe jetës jashtë programit.

Ajo rrëfeu se si kishte kaluar një fëmijëri ndryshe nga ajo e fëmijëve të tjerë.

Florjana tregoi se ishte kujdesur për dy motrat dhe vëllanë, duke i edukuar me një përgjegjësi shumë të madhe.

“Edukata që u jepja atyre ishte përgjegjësi shumë e madhe”, u shpreh ajo, e cila tregoi se as vetë nuk e dinte se ku e gjente forcën për ta përballuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al