10 Maj, 2024

“Është pretendente për të fituar çmimin e madh”/ Jul Deda, Erjola dhe Graciano për konkurrenten e “BBV”: Është bërë lojtare e fortë


Julian Deda, Graciano Tagani dhe Erjola Doçi kanë analizuar lojën e Egla Cenos në “BBV”, duke u shprehur se aktorja do të jetë në finalen e reality show sepse sipas tyre ajo është një lojtare e fortë.

Kjo është pretendente për të fituar çmimin e parë e jo më të shkojë në finale”– u shpreh Juli, ndërsa Erjola tha se aktorja mori shumë vëmendje gjatë qëndrimit në dhomën e bardhë.

Nga ana tjetër aktori shprehi mendimin edhe për Romeo Veshajn duke thënë që nuk beson që ai do ta fitojë çmimin e madh.

“Shans ka sepse ne nuk e dimë sesi na shikojnë jashtë”– tha Graciano duke nxitur aludimet e Julit, sipas të cilit ka konkurrentë të tjerë më të plotësuar se aktori pretendentë për të fituar “BBV”

 

Pjesë nga biseda:

Graciano: Është e padiskutueshme që shkon në finale

Juli: Po more burrë

Erjola: S’ka sens që të shkojnë në finale te tre aleatët, por kjo (Egla) shkon është e padiskutueshme

Juli: Kjo është pretendente për të fituar çmimin e parë e jo më të shkojë në finale

Graciano: Është pretendente e fortë shumë

Juli: Është bërë, s’ka qenë kështu deri para dy javësh

Erjola: Te dhoma e bardhë e mori

Juli: Unë besoj që Romeo nuk e fiton

Graciano: Nuk e di se çfarë bëhet jashtë por mesa shoh unë me fituar Romeo është me vëmë duart në kokë

Juli: Nuk ka dhans

Graciano: Shans ka sepse ne nuk e dimë sesi na shikojnë jashtë

Juli: Ka njerëz më të kompletuar. Çështja është te kompletimi i personazhit

Graciano: Ne nuk e dimë kurrë sesi është jashtë, por ne diskutojmë për Romeon se ai nuk ishte as për finale. Tani është komod, të jep edhe mendë. Atij i bëri dhuratën e jetës, i dha qetësinë që ai të jetë edhe komod për të qenë i pjekur dhe për të drejtuar gishtat.

Juli: Atij i dha qetësin për të qenë komod me lojën, domethënë që ai e ka kërkuar me zor gjënë, kështu i bie

Graciano: Normal

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al