Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Lleshi, bëri bujë fillimisht me hyrjen e saj në programin e dashurisë dhe më pas me fotot që e tregonin në shtrat me Arjon Lulin.
Gjatë disa puntatave, Ana ka treguar se ka një histori të dhimbshme fëmijërie dhe se do të fliste për këtë kur të vinte momenti.
Mbrëmjen e djeshme, teksa ishte e ftuar në “Why Not”, 25-vjeçarja zbuloi se në moshën 3-vjeçare nëna biologjike ishte detyruar ta linte tek shtëpia e fëmijës.
Kjo sepse prindërit ishin ndarë dhe se e ëma nuk e përballonte dot nga ana psikologjike dhe financiare që të kujdesej për Lleshin.
Ajo falënderoi publikisht Drejtoreshën e shtëpisë së fëmijës, e cila ka qenë personi i vetëm që e ka mbajtur pranë kur ajo nuk ndihej mirë.
Nga ana tjetër, ajo zbuloi se pas disa vitesh u birësua nga një familje që nuk kishte vajzë, për të cilën u shpreh se falë tyre arriti të mësonte se ç’është në të vërtet dashuria.
Ana, emri i vërtet i së cilës është Diana, rrëfeu se para dy vitesh ka takuar nënën e saj biologjike, me të cilën jeton tani. Ndërsa babai biologjik i saj ka ndërruar jetë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al