Sarah Malaj, vajza nga Vlora e lindur në Athinë, duket se e ka ndarë mendjen për famë në Shqipëri, sepse tri vite pasi u prezantua me klipet e saj si repere në Shqipëri, tashmë po komentohet si ish-modelja që hyri në “Për’puthen” për të gjetur partner.
Dhe pas disa javësh të mundimshme, duket se partnerin e ka gjetur, pikërisht Atdhe Xheravinën, biznesmenin nga Kosova që ka hapur një club të tij në një nga zonat më të preferuara të Tiranës.
Sara, e cila i hyri modës në moshën 14- vjeçare në Athinë, tashmë po komentohet për historinë e dashurisë me Atdheun, i etiketuar si zemërthyesi i “Për’puthen”.
Pas daljes nga programi, Atdheu dhe Sarah vazhduan njohjen jashtë programit. Ata kanë vendosur ta bëjnë rrjetin lëmsh më anë të provokimeve që bëjnë shpesh në rrjetet sociale. Ishte Sarah ajo e cila ndau e para një foto me Atdheun, i cili i kishte vendosur dorën në bark.
“A do jetë gocë apo çun?”, ishte komenti i tij me të cilin ngjalli dyshime, që mbase Sarah është në pritje të ëmbël. Mirëpo, i ftuar së fundi në ‘Kafe Shqeto’, Atdheu mohoi faktin se do të bëhet baba, duke u shprehur: “Jemi duke u njohur”.
Nisur nga kjo deklaratë, komentuesit i kërkuan Sarës të ketë kujdes, pasi kjo marrëdhënie e saj me Atdheun konsiderohet problematike dhe aspak serioze. Lidhja e tyre ka arritur në këtë pikë, pasi paparazz-ët i fotografuan gjatë pushimeve, ndërkohë që po përfliteshin për një romancë.
Në fillim asnjëri nga konkurrentët e emisionit ‘Për’puthen’ nuk e pohoi faktin se mes tyre ka një afrimitet, madje Sarah ishte deklaruar për një djalë tjetër brenda emisionit. Megjithatë fansat kanë kapur foto dhe video të dy ish-konkurrentëve teksa shijonin pushimet në prezencën e njëri–tjetrit pranë detit.
Këto foto dolën në kohën kur Sarah ishte deklaruar me Gelian Rajkun. E kjo romancë e Atdheut me Sarën nuk ishte e vetmja arsye pse u morën mediat me të. Para ca kohësh Atdhe Xharavina mungoi në emision.
Nëpërmjet një “InstaStory”, Atdheu sqaroi se kohët e fundit ka pasur probleme me shëndetin (mesa duket, edhe me ndjenjat) dhe premtoi se do të rikthehej sapo të bëhej më mirë. Atdheu i falënderoi të gjithë ata që u interesuan për mugesën e tij, duke thënë se ishte vetë ai që e kërkoi atë shkëputje.
“Të dashur miq! Faleminderit që më pyesni si jam e shqetësoheni për mungesën time! Jeta shumë dinamike e kohëve të fundit ka ndikuar në ulje të imunitetit dhe dobësim të gjendjes shëndetësore dhe në këtë kohë të vështirë që bota po kalon, shëndeti është shumë i rëndësishëm.
Ndaj mora pak ditë pushim për t’u rikuperuar, por rikthehem sërish pranë jush së shpejti, me ndjenja dhe mendime të shëndosha”, tha ai.
Ndërkohë që para pak kohësh ish-konkurrenti i “Përputhen” u sulmua nga një grup djemsh, pa pasur një arsye konkrete. Sipas mediave, rreth orës 21:30 ishte sulmuar lokali i Atdheut që ka hapur në Tiranë.
Një grup prej 5 djemsh hynë brenda lokalit në kohën që çdo gjë ka qenë e mbyllur për shkak të orës policore. Ata thyen lokalin dhe shkaktuan dëme materiale, por nuk vodhën asgjë prej tij. Në këtë mënyrë dukej se më tepër ishte një sulm për çështje inati sesa për vjedhje.
Mediat siguruan videon teksa grupi i të rinjve u futën në lokal deri te pjesa e banakut dhe dolën sërish prej tij, duke u larguar në këmbë. E pas kapërcimit të këtyrë telasheve, Atdheu po shijonte frekuentimin me Sarën, të cilën nuk e konsideronte ende partnere.
Sa i përket jetës së saj deri në hyrjen në një format njohjeje, ajo i ka përdorur të gjitha mënyrat për t’u bërë e famshme me çdo kusht. 22- vjeçarja nga Vlora, e lindur në Athinë, nisi të merrej me modeling në moshën 14- vjeçare, ndërkohë që gjatë vitit 2018 iu përkushtua edhe muzikës.
Pas 3 videoklipesh, Sarah u pa shpesh në media pasi ishte e ftuara e Arian Çanit te “Zonë e Lirë”. Me një “look” të ri dhe tatuazhe të reja, Sarah rikthehet në vëmendjen e publikut në vitin 2021, si një nga vajzat e programit “Përputhen”.
Në prill 2018 Sarah publikoi videoklipin e saj të parë rap “Put You On”. Në korrik 2018 Sarah & Don Phenom publikuan videoklipin “Dirty Wine”, ndërsa në gusht 2018 Sarah publikoi videoklipin “Lollipop”.
Dikur me imazhin e vajzës me flokët e shkurtër si djalë, tashmë Sarah i është afruar më shumë profilit të vajzës seksi dhe me forma, ndërsa u përball edhe me refuzime nga djemtë e “Për’puthen”.
Le të shohim se si do të ecë lidhja e saj me zemërthyesin e deklaruar, Atdhe Xheravinën.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al