12 Maj, 2024

“Është shumë e frikshme për Zotin! Mua më tremb”/ Françeska Murati flet për konkurrenten e “BBV”: Kjo është e tmerrshme! Për cilën banore e ka fjalën modelja?


Modelja Françeska Murati ka treguar se ka shumë frikë nga banorja e “BBV” Heidi Baçi.

“Të betohem, mua më tremb”- u shpreh konkurrentja, ndërsa Heidi shpërthej në të qeshura.

Nga ana tjetër Françeska tregoi se Julian Deda i ka thënë asaj se e ka mbrojtur disa herë konkurrentes, megjithëse sipas aktorit Heidi mbrohet vetë me argumentat e saj.

 

Biseda:

Françeska: Heidi je shumë e frikshme për Zotin. Të betohem, mua më tremb

Juli: Jam duke e pasur frikë edhe unë tani

Heidi shpërthen në të qeshura

Françeska: Kjo është e tmerrshme more

Juli: Pse nuk kthen përgjigje o njeri? A ke nevojë të të mbrojë njeri?

Heidi: Jo

Françeska: A nuk ishe ti ai që the unë e kam mbrojtur disa herë Heidin? A e ke thënë?

Juli: Pse je duke më luajtur mendësh me këtë muhabet? E keni thënë ju. Ky njeri nuk ka nevojë për mbrojtje në argumenta

Françeska: Mos i bë këto lojëra me mua, mos më ngatërro me të tjerët. Kur ishim te grimi unë të thashë ti e ke shpëtuar disa herë atë vajzën dhe më the “po është e vërtetë, e kam shpëtuar”.

Juli: Më dëgjove se ta dhashë përgjigjen

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al