6 Mars, 2022

“Është si psikiatri”, Ish-banori i ‘Big Brother” habit me deklaratën e tij


Anaid Kaloti është një nga ish-konkurrentët e formatit të ‘Big Brother” i cili shpesh-herë ka folur lidhur me ngjarjet e ndodhura në këtë format si dhe personazhet që bëhen pjesë e tij.

Gjatë këtij edicioni të “Big Brother Vip’ ai ka ndarë me ndjekësit komente dhe gjykime nga loja e secilit si dhe të pathënat, të cilat kanë qenë jo pozitive.

Si rrallë herë, ish-fituesi ka folur edhe për eksperiencën e tij në këtë format.

Ndonëse ai ia doli të fitonte, Anaidi është shprehur se i është dashur gati 2 vjet të marrë veten.

“Shtëpia e ‘Big Brother’ është një psikiatri e vogël.Trysnia vazhdon edhe pasi del nga shtëpia. Big Brother nuk mbaron pasi përfundon spektakli, por vazhdon gjatë, madje çfarë kam njohur nga banorët që kanë dali së fundmi, u them se pas dy viteve do ta merrni veten”- tha Anaidi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al