25 Mars, 2021

Është sot vajza e ditëlindjes, Gold Ag i bën urimin më të bukur bashkëshortes së tij


Gold Ag dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra po shijojnë ndjesinë e të qenit prind që nga ardhja në jetë e Gueril.

gold ag (5)

Për familjen e reperit sot është një ditë e veçantë. Ermira feston ditëlindjen dhe Arian Agushi u kujdes t’i bënte dedikimin më të bukur.

gold ag (6)

Ai publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto, në të cilën dyshja shihet duke pozuar në makinë.

gold ag (2)

Urime ditëlindjen dashuri!”, shkroi artisti krahas postimit.

gold ag (2)

Ndërkohë, në Instastory, Ariani ndau me ndjekësit e tij edhe tortën e ditëlindjes së partneres. Në të ishin tre zemra të kuqe, si një simbol i familjes së tyre që përbëhet nga tre persona, si dhe rrahje zemre për të cilat ishte përdorur ngjyra gold.

gold ag (4)

Urime mami”, shkruhej mbi të.

gold ag ermira shkodra (6)

Çifti u bekua me një djalë më 28 nëntor të vitit të kaluar dhe meqënëse i vogli lindi në Ditën e Pavarësisë, Ariani vendosi ta quante Gueril, që ka kuptimin e një luftëtari që sulmon armiqtë në befasi me grupe të vogla.

gold ag (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al