14 Dhjetor, 2023

Është stimulues i fortë për trurin, si ndikon pirja e kafes në humorin dhe shëndetin tuaj mendor


Kafeina është një stimulues i fortë për trurin. Ajo e bën njeriun më të ekzaltuar, ndikon tek humori dhe mënyra e përpunimit të informacionit nga ana e trurit.

kafe006-1024x576

Në këtë artikull do të mësoni më shumë se si ndikon kafja dhe përgjithësisht kafeina në disa aspekte të shëndetit mendor.

Ndikimi i kafeinës tek humori

Kafeina e bën njeriun më të vëmendshëm dhe të ndihet më i arrirë.

Ajo mund të përmirësojë humorin, veçanërisht kur njeriu ndihet më pak energjik.

Por si çdo stimulues tjetër, ajo rrit dozat e ankthit, të cilat tek disa njerëz rriten ndjeshëm dhe shkaktojnë luhatje të humorit.

Rekomandohen jo më shumë se tre kafe në ditë.

Ndikimi në aktivitetin mendor

Kafeina përmirëson aktivitetin e trurit në mënyrë të ndjeshme.

Njeriu bëhet më vigjilent, i përgjigjet më mirë punëve të ditës dhe e përpunon më mirë informacionin.

Thënë thjesht, kafeina është rruga e shkurtër drejt një aktiviteti më të mirë të trurit.

Megjithatë studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se përmirësimi i aktivitetit mendor nuk varet totalisht nga sasia e kafeinës së konsumuar në ditë.

Nga ana tjetër, njerëzit kanë pritshmëri më të larta në mënyrën se si kafeina do të ndikojë në aktivitetin e tyre.

Janë pikërisht këto pritshmëri që në vetvete orientojnë rolin e kafeinës në aktivitetin e tyre.

Pra pas pirjes së kafes, psikologjikisht ndihemi më mirë.

A duhet të pini më shumë kafe për aktivitetin mendor?

Ekspertët janë të mendimit se shtimi i dozave të kafeinës për të pasur një aktivitet më të mirë mendore është diçka e gabuar.

Patjetër që kafeina sjell përfitime të mëdha, por ato janë afatshkurtra.

Si të tilla, ato mund ta shtyjnë njeriun të pijë më shumë kafe, duke prishur balancat e duke rrezikuar shëndetin.

Një nga simptomat më të forta të sasisë së lartë të kafeinës është ndjesia e ankthit.

Më pas, ulja e dozave të kafeinës shoqërohet me simptoma të tjera që ndikojnë në aftësinë e trurit.

Fundja, kafeina si stimulues që është shkakton varësi dhe çdo varësi shfaqet me simptoma dhe efekte anësore.

Gjëja më e zgjuar që mund të bëni është të përzgjidhni kohën e pirjes së kafesë në mënyrë që të merrni përfitimet më të mëdha të saj pa u përballur me pasojat.

Rekomandohet që të mos pini kafe pa ngrënë dhe të evitoni orët e mbrëmjes.

Nëse ju pini me shumë se tre filxhanë kafeje në ditë, do të përballeni me efekte anësore të mëdha që kanë një peshë më të madhe se përfitimet momentale./AgroWeb.org

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al